Resilience and Psychosocial Support Lab
Organizata Plan&Go ne kuadër të programit ‘Maintain respectful and dignified living standards for Afghan community evacuated in Albania’ mbështetur nga Vital Voices filloi programin “Resilience and Psychosocial Support Lab”, i cili synon të sigurojë mirëqenien e përgjithshme psikosociale të pjesëmarrësve, përmes lojërave, kreativitetit, sportit dhe pjesëmarrjes interaktive.
Ata mësojnë aftësi të reja dhe koncepte të rëndësishme, si besimi, respekti, përgjegjësia, bashkëpunimi, motivimi dhe më shumë. Gjithashtu, lehtësuesit duke përdorur lojën si mjete ndërhyrjeje identifikojnë problemet psikosociale të fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve dhe më pas i trajtojnë ato në strukturën përkatëse të projektit.
Në sesionin e parë u diskutua dhe u hulumtua koncepti dhe filtrat e perceptimit, të cilat i ndihmuan pjesëmarrësit të kuptojnë më mirë diversitetin e pikëpamjeve duke marrë parasysh kontekstin e një situate.
Aktiviteti grupor Zoom in – Zoom out ishte një nga aktivitetet që përjetoi shumë emocion dhe interes nga pjesëmarrësit, të cilët më në fund kuptuan se ne kurrë nuk i shohim gjërat ashtu siç janë, por i shohim ashtu siç jemi.
Ky program u be i mundur nga skuadra e APA.