“Cash Plus”
Organizata Plan&Go, në bashkëpunim me UNICEF Albania, po zbaton programin “Cash Plus” me familjet afgane.
Nisma synon të fuqizojë familjet afgane duke promovuar mekanizma të shëndetshëm përballues gjatë tranzicionit të tyre. Për më tepër, ajo nxit lidhjet dhe promovon integrimin me komunitetin lokal të Shëngjinit.
Objektivi parësor është të mbështesë dhe përmirësojë mirëqenien e fëmijëve përmes iniciativave që fokusohen në edukimin, shëndetin, mbrojtjen e fëmijëve dhe aktivitetet që angazhojnë fëmijët me prindërit e tyre.
Video është një pasqyrë e aktiviteteve që familjet kryejnë cdo ditë nën mbështetjen e punonjësve të Organizata Plan&Go.
Kjo mbështetje është bërë e mundur nëpërmjet zyrës së UNICEF-it në Shqipëri dhe financimit nga Byroja e Popullsisë, Refugjatëve dhe Migracionit (BPRM) e Departamentit të Shtetit të SHBA-së.